Dukagjini dhe Flamurtari, do të përballen të premten në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, ka njoftuar të hënën Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Ky duel, do të luhet të premten prej orës 15:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Dukagjini ka përfunduar i dyti në Grupin A të Ligës së Parë sikurse Flamurtari që doli i dyti në Grupin B.
Fituesi i këtij dueli, do të luajë me ekipin që do të përfundojë në pozitën e tetë të Superligës së Kosovës, në ndeshjen e barazhit për elitë.