Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dukagjini – Llapi, ndeshja e parë e xhiros së 13-të

Dukagjin-Llapi

Xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në futboll hapet sot me ndeshjen ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit.

Ndeshja luhet në stadiumin “18 qershori” në Klinë dhe nis nga ora 17:00.

Të shtunën luhen dy ndeshje.

Feronikeli 74 e pret Ballkanin në Drenas, derisa Malisheva do të jetë mysafire e Gjilanit. Dueli në Gjilan luhet nga ora 16:00, kurse ajo në Drenas prej orës 13:00.

Nga ora 13:00 luhen edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së 13-të të elitës kosovare të futbollit.

Dy ndeshjet e fundit, ajo ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës dhe Drenica – Drita, luhen të dielën.