Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dukagjin Lekaj, i akuzuar për rastin në lokalin “Bon Vivant” s’e pranon fajësinë për vrasje në tentativë

Dukagjin Lekaj

Dukagjin Lekaj deklarohet i pafajshëm në pikën e parë të aktakuzës, ndërsa e pranon fajësinë në pikën e dytë

Dukagjin Lekaj, i akuzuar për rastin që ndodhi në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, më 2023, nuk e ka pranuar fajësinë për “Vrasje të rëndë në tentative”. Në seancën e mbajtur të premten Pajaziti është deklaruar fajtor vetëm për veprën penale “mbajtje në kontroll, posedim i paautorizuar i armëve”. 

Në sallë nuk ka qenë i pranishëm i dëmtuari Andi Pajaziti

Lekaj u arrestua në prill të 2025-ës në Spanjë.

Sipas aktakuzës, më 4 gusht 2023 rreth orës 23:10 në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, paraprakisht ishte Dukagjin Lekaj së bashku me tani të ndjerin K.R., e më vonë shkon këtu i dëmtuari Andi Pajaziti, e kur e sheh Lekaj, e merr çantën që e kishte të vendosur afër ulëses ku edhe e kishte armën, e vendosë në qafë çantën në pjesën e përparme të gjoksit, duke e lënë të hapur, ku e fton Pajazitin me dorë.

Sipas aktakuzës pasi që Pajaziti nuk i afrohet, Lekaj shkoi dhe e mori Pajazitin te tavolina e vet ku ishte i ulur me tani të ndjerin K.R., dhe fillojnë të bisedojnë.

Edhe Vrasje në tentativë në Podujevë Kronikë Vrasje në tentativë në Podujevë

Aty thuhet se pas pak filloi të tensionohet situata, ku në mes tyre hyn Hisni Gecaj dhe ia kapë dorën e djathtë Lekajt dhe mundohet ta qetësojë situatën, ku më pas K.R., e godet nga mbrapa me shishe Pajazitin ndërsa, Geci vazhdimisht ia mbante dorën Lekajt i cili me dashje që ta privojë nga jeta Pajazitin, në vendin ku kishte shumë persona, e nxjerr armën nga çanta, mirëpo gjatë gjithë kohës dora i mbahet nga Geci derisa armën e kishte drejtuar te Pajaziti.

Në aktakuzë thuhet se kur largohet nga lokali Pajaziti, Lekaj i vihet nga mbrapa me qëllim që ta privojë nga jeta, mirëpo nuk ia arrin sepse i dëmtuari ishte larguar.

Në konfliktin që ndodhi në lokalin “Bon Vivant” më 4 gusht të vitit 2023 u vra viktima K.R..

Në janar të vitit 2025 Gjykata Temelore në Prishtinë e ka liruar Pajazitin nga akuza për vrasjen e tij. 

Edhe Vrasje në tentativë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari Kronikë Vrasje në tentativë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Prokuroria e ka akuzuar atë për “vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” gjatë një konflikti fizik me viktimën, porse gjyqtari, Eroll Gashi, pati vlerësuar se akti është kryer në vetëmbrojtje.

VIDEO: