Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar paraburgimin e dy të pandehurve me inicialet D.A. dhe A.A. nën dyshimin për veprën penale “vrasje në tentativë”.
Sipas një njoftimi të kësaj prokurorie, më 13 gusht në mëngjes në Ferizaj, dy të pandehurit kanë tentuar që ta privojnë nga jeta personin me inicialet A.Sh..
Në njoftim të prokurorisë thuhet se A.A. dhe A.Sh. kishin pasur mosmarrëveshje një vit më parë në Zvicër. Pasi ishin takuar në një market të një pompe derivatesh, D.A. dyshohet se e ka goditur me thikë të dëmtuarin, ndërsa A.A. e ka goditur me grushte e shkelma. Një tjetër person, i imtur, e që ishte me ta, e ka goditur të dëmtuarin me shkop druri.
I dëmtuari ka përfunduar në Qendrën Emergjente të Ferizajt e më pas edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 13 Gusht 2026, rreth orës 06:10, në Ferizaj, në marketin e pompës së derivateve “Hib Petrol”, të pandehurit me dashje dhe në bashkëveprim, së bashku me të miturin, kanë tentuar që ta privojnë nga jeta të dëmtuarin A.Sh., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme ndërmjet të pandehurit A.A., dhe të dëmtuarit A.Sh., e cila kishte ndodhur rreth një viti më parë në Zvicër, me t’u takuar ditën kritike fillimisht e përcjellin me veturë e posa i dëmtuari futet ne market dalin nga vetura, ku i pandehuri D.A., nxjerr nga xhepi një mjet të mprehtë – thikë dhe e godet njëherë në pjesën e majtë të abdomenit, ndërsa i pandehuri A.A., e godet të dëmtuarin me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, kurse i mituri me një mjet të rrezikshëm – shkop druri e godet të njëjtin në pjesë të ndryshme të trupit, për çka i dëmtuari detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas edhe në QKUK në Prishtinë, me të cilën në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja në tentative” nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt.
Nga 13 gushti ata janë ndaluar për 48 orë. Të pandehurit dyshohen për bashkëkryerje të veprës “vrasje në tentativë”.
-
Paraburgim për të miturin që theri dy persona dhe një polic në Ferizaj
-
Tentim vrasja në Ferizaj: 16-vjeçari sulmoi me thikë qytetarë e policë e më pas i hodhi benzinë vetes
-
E dyshuara në Ferizaj thotë se e kreu vrasjen në vetëmbrojtje
-
Theret me thikë një person në Ferizaj, dy të arrestuar
-
Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren