Një person dyshohet se ka therur dy të tjerë mëngjesin e sotëm afër Postës qendrore në Ferizaj.
Të lënduarit janë dërguar në Emergjencë, kurse i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes. Policia ka dalë në vendngjarje dhe po ndërmerr veprime hetimore për identifikimin e të dyshuarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga Policia kanë thënë se po shikohen kamerat për të ndihmuar në identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e rrethanave.
“Sot, rreth orës 07:50, kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ka ndodhur një incident, ku një person dyshohet se ka sulmuar dy persona me mjet të mprehtë (thikë), të cilët janë transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, njoftoi Policia.