Të hënën, më 11 janar, në orën 13:00 do të tërhiqet shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.
Shorti do të tërhiqet në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për shkak të punimeve në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruhet në njoftimin e FFK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë rreth të garës janë Arbëria, Trepça ’89, Drita, Feronikeli, Gjilani, Drenica, Istogu, A&N, Ballkani, Prishtina, Llapi, Flamurtari, Ferizaj, Ulpiana, Dukagjini dhe 2 Korriku.
Takimet e këtij rrethi në Kupën e Kosovës janë paraparë të zhvillohen më 10 shkurt.