Më 3 dhe 4 shkurt do të zhvillohen ndeshjet e 1/8 së finales të Kupës së Kosovës në futboll. Orari i ndeshjeve të kësaj faze të garës së Kupës është caktuar të hënën nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Më 3 shkurt janë ndeshjet Gjilani – Prishtina, Vjosa – 2 Korriku, Feronikeli 74 – Malisheva, Suhareka 23 – Prishtina e Re. Derisa një ditë më pas janë këto ndeshje: Trepa ’89 – Llapi, Drita – Rilindja 1974, Ballkani – Vëllaznimi, Dukagjini – Dinamo. Fituesit e ndeshjeve kalojnë tutje në garën për Kupë, derisa stinori pranveror i Superligës nis më 10 shkurt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrishtina është fituese në fuqi e Kupës.