Të mërkurën janë ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Nga ora 15:00 në Suharekë takohen Ballkani dhe Dukagjini. Ndërkohë në Podujevë takohen Llapi dhe Ferizaj.
Prej katër gjysmëfinalistëve, vetëm Ballkani është në garë edhe për titull të kampionit. Ndërkohë Llapi e Ferizaj janë në garë për të mbetur në ligë, ndërsa të qetë nuk janë as te Dukagjini.
Ndeshjet e kthimit janë më 22 prill.
Fituesi i Kupës siguron daljen në Evropë.