Më 21 maj nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll në mes të Ferizajt dhe Dukagjinit të Klinës.
Të martën është bërë tërheqja e shortit për përcaktimin e skuadrës “nikoqire” të finales. Dhe Ferizaj është zgjedhur vendas, që i mundëson të drejtën e zgjedhjes së fanellave e bankinës.
Të dy skuadrat e kërkojnë Kupën e parë.
