Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtina e Ballkani të mërkurën përballen për Kupë

Ballkani

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ndeshjet e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës do të luhen të martën, të mërkurën e të enjten. 

Ndeshjet që do të luhen të martën nga ora 13:00 janë Drenica – Ferizaj dhe Drita – Llapi. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të mërkurën nga ora 13:00 është ballafaqimi ndërmjet Dukagjinit dhe Prishtinës së Re. Ndërsa nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” luhet takimi Prishtina – Ballkani. Kjo ndeshje vlerësohet edhe kryesoja e një të tetës së finales. 

Të enjten do të luhen tri ndeshje po nga ora 13:00: Gjilani – Liria, Vushtrria – Vëllaznimi, Trepça ’89 – Malisheva. 

Më 18 shkurt nga ora 13:00 është dueli ndërmjet Feronikelit 74 dhe Dinamos së Ferizajt. 
Fituese në fuqi e Kupës së Kosovës është Prishtina.