Të martën është tërhequr shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Në gjysmëfinale zhvillohen nga dy ndeshje.
Llapi luan me Ferizajn, ndërsa Ballkani me Dukagjinin.
Më 8 prill janë ndeshjet e para në Podujevë e në Suharekë.
Ndërkohë më 22 prill janë takimet e kthimit në Ferizaj e në Klinë.
