Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Melodia nacionaliste serbe kundër Kosovës në Bruksel, Terras: Provokim i qëllimshëm ose injorancë e pastër

Riho Terras konference per media ne Kosove (Foto: Alban Bujari)

Foto: Arkiv

Foto: Alban Bujari

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras e ka kritikuar Bashkimin Evropian për muzikën e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës e cila u interpretua në Bruksel, në hapje të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që organizohet nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisioneres për zgjerim Marta Kos. 

Ai ka thëne se ky është provokim i qëllimshëm ose injorancë e pastër.

Terras ka deklaruar Komisioni Evropian dhe komisionerja Kos i detyrohen për shpjegim Kosovës.

“Një provokim i qëllimshëm, ose një shfaqje e pastër e injorancës. Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe, e cila pretendon sovranitet mbi Kosovën, në një aktivitet të BE-së për zgjerimin, përbën një gafë jashtëzakonisht të papërshtatshme dhe pa shije. Komisioni Evropian dhe Marta Kos i kanë borxh Kosovës një shpjegim” ka shkruar ai në X.

Edicioni i dytë i këtij Forumi ka nisur sot dhe mbaron të hënën. Kosova nuk është e ftuar në këtë Forum. 

Një ditë para ngjarjes kryesore, në kuadër të mbrëmjes hapëse, është interpretuar ndër të tjera edhe muzika e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”. 

Edhe Kënga nacionaliste serbe për Kosovën në Bruksel, Terras: Provokim i qëllimshëm ose injorancë e pastër Arbëri Kënga nacionaliste serbe për Kosovën në Bruksel, Terras: Provokim i qëllimshëm ose injorancë e pastër

Sipas programit më 15 nëntor ishte paraparë të interpretonte orkestra e të rinjve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me grupin slloven “Kapobanda”. KOHA ka siguruar videon e interpretimit të muzikës. 

Në programin e ditës kryesore, më 16 nëntor, është paraparë të mbajnë fjalime presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, dhe komisionerja për zgjerim Marta Kos. Pritet të flasë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Lexo përditësimet tjera
kenge nacionaliste

Melodi e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës në koncertin e organizuar nga KE-ja në Bruksel

Një koncert në Bruksel, i cili ishte menduar të relaksonte atmosferën në prag të “Forumit të...