Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futboll, mësohen çiftet e 1/8 së finales të Kupës së Kosovës

Skuadrat që janë kualifikuar në 1/8 e finales të Kupës së Kosovës në futboll, kanë mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballen në këtë fazë të kësaj gare.

Të martën, shorti për 1/8 e finales është tërhequr në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërsa do të ketë duele interesante për kualifikim në çerekfinale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prishtina, si fituese e Kupës në fuqi, në 1/8 e finales do të jetë mysafire e skuadrës së Gjilanit.

Në udhëtim, do të luajë edhe skuadra e Llapit që do të përballet me Trepçën ’89.

Ballkani luan në shtëpi kundër Vëllaznimit, sikurse edhe Dukagjini që do të ketë punë me skuadrën e Dinamos.

Duelet tjera të 1/8 së finales, janë: Drita – Rilindja, Vjosa – 2 Korriku, Feronikeli ’74 – Malisheva dhe Suhareka – Prishtina e Re. Ndeshjet e 1/8 së finales, do të luhen më datat 3 dhe 4 shkurt të vitit të ardhshëm.