Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Swiatek kundër Collinsit në gjysmëfinale

Ish-kampionia e “French Open”, Iga Swiatek, ka kaluar në gjysmëfinale në Australi, pas fitores 2:1 në sete, 4:6, 7:6, 6:3, përballë tenistes Kai Kanepi.

36-vjeçarja Kanepi pozicionohet në vendin 115, por luajti në çerekfinale të një “Grand Slami” për herën e shtatë.

Swiatek tani në gjysmëfinalen e së enjtes do të përballet me amerikanen Danielle Collins.

Collins kishte luajtur në gjysmëfinale të “Australian Open” në vitin 2019.

Ndërkohë, 20-vjeçarja Swiatek, kampione e “Roland Garrosit” të vitit 2020, në gjysmëfinale të kësaj gare merr pjesë për herën e parë.