Sport

Collins ballafaqohet me Bartyn në finale të “Australian Open”

Danielle Collins ka arritur në finale të një “Grand Slami” për herën e parë, pas fitores 2:0 në sete, 6:4 dhe 6:1 kundër Iga Swiatek, në turneun “Australian Open”.

Amerikania 28-vjeçare në finale do të luajë kundër Ashleigh Bartyt për titull në “Melbourne Park”.

Collins ishte më e suksesshme se kampionia e “French Open” në vitin 2020, dhe e fitoi gemin e parë në të dyja setet, për të shkuar në avantazh prej 4:0 dy herë.

Arritja e Collinsit në gjysmëfinale të “Australian Open” në vitin 2019, ishte rezultati më i mirë në një turne të “Grand Slamit”.

Collins do të luajë kundër Bartyt që është favorite, pasi edhe luan në shtëpinë e vet, në Australi.

Barty në gjysmëfinale arriti lehtësisht pas fitores 6:1 dhe 6:3 përballë Madison Keys.

Ajo bëhet australiania e parë që shkon në finale të një turneu “Grand Slam” që prej Wendy Runbull në vitin 1980. Asnjë australian apo australiane nuk e ka fituar titullin që prej tenistes Chris O’Neil në vitin 1978.