Aryna Sabalenka do të përballet me Elena Rybakinan në finalen e turneut Grand Slam “Australian Open”.
Sabalenka e mposhti Elina Svitolinan dhe avancoi në finalen e katërt rresht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy herë fituesja Sabalenka fitoi 2:0 në sete, 6:2 dhe 6:3.
Ish-kampionia e “Wimbledonit”, Rybakina, fitoi ndaj amerikanes Jessica Pegula 6:3 dhe 7:6. Tani e ka shansin që t’i revanshohet Sabalenkas për disfatën e pësuar në vitin 2023.
Në finalen që zhvillohet të shtunën, të dyja tenistet do të jenë në formë thuajse të përkryer.
Asnjëra prej tyre nuk e ka humbur asnjë set në gjashtë ndeshjet e zhvilluara të këtij turneu.
Sabalenka e kërkon titullin e pestë Grand Slam.