Tenistja numër një në botë, Aryna Sabalenka, e ka mposhtur Amanda Anisimovan në finale të Grand Slamit “US Open”.
Finalen e së shtunës mbrëma, Sabalenka e fitoi 6:3, 7:6.
Finalja vuri përballë dy tenistet më të mira të momentit, ndërsa Sabalenka e fitoi Grand Slamin e parë të vitit.
Bjellorusja Sabalenka ra në gjunj në fund të meçit. Ajo ka humbur dy finale të Grand Slameve këtë vit.
27-vjeçarja ka triumfuar në US Open për herë të dytë rresht. Dy herë ka fituar edhe në Australian Open. Ndërkohë në “French Open” dhe në “Wimbledon” është ende pa titull.