Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Zverevi fiton në “US Open”

Alexander Zverev

Tenisti i Gjermanisë, Alexander Zverev, është fitues i Grand Slamit “US Open”.

Në finalen e zhvilluar në orët e para të së hënës, Zverevi e mposhti amerikanin Ben Shelton me 6:3, 7:6, 5:7 dhe 6:2 në sete. Ai e fitoi titullin gjashtë vjet pasi lëshoi rast të artë për ta bërë këtë.

Për 29-vjeçarin Zverev është titulli i dytë në garat Grand Slam. Këtë vit fitoi edhe në “Roland Garros”.

“Mendoj se Zoti e ka parë sa shumë punojmë, sa shumë kemi vuajtur, nëpër sa shumë dhembje kemi kaluar. Mendoj se 2026-a është shpërblim për gjithë atë që ndodhi më parë”, ka thënë Zverev.

Tifozët amerikanë kanë shpresuar se Shelton do t’i jap fund pritjes 23-vjeçare për triumf të një tenisti amerikan në garat Grand Slam. Por në finalen e parë të madhe, Shelton nuk e gjeti asnjëherë formën e tij më të mirë.