Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Zverevi e fiton meçin që përfundoi në 2 të mëngjesit

Alexander Zverev

Bartësi i parë i turneut Grand Slam të tenisit, “US Open”, Alexander Zverev, ka fituar tjetër meç të vështirë që shkoi deri në pesë sete, e që zgjati deri në orën 2 e 15 të mëngjesit. Ai e mposhti Quentin Halysin 3:2 në sete, 6:4, 4:6, 7:6, 6:7 dhe 6:3. 

Meçi zgjati katër orë e 33 minuta, ndërsa Zverevi me fitore arriti në raundin e tretë. 

Kampioni i “French Open”, Zverev, është prej favoritëve për ta fituar titullin, pasi numri një në botë, Jannik Sinner, mungon për shkak të një lëndimi. Kampioni në fuqi, Carlos Alcaraz, është duke e kërkuar formën më të mirë fizike.