Tenistja numër një në botë, Aryna Sabalenka, është vetëm një hap larg trofeut të parë në turneun Grand Slam “French Open”.
Ajo të enjten kaloi në finale të garës prestigjioze pasi e eliminoi katër herë kampionen, Iga Swiatek, në gjysmëfinalen e jashtëzakonshme.
Bjellorusja Sabalenka fitoi me rezultatin 2:1 në sete, 7:6, 4:6 dhe 6:0, për ta eliminuar bartësen e pestë të turneut, Swiatekun, që kishte 26 fitore rresht në këtë turne.
Në terrenin me rërë, polakja Swiatek u mundua të kthehej në lojë pasi e fitoi setin e dytë, por në setin vendimtar shfaqi fare pak.
Sabalenka ka fituar tre tituj në turnetë Grand Slam, por në Paris kaloi në finale për herën e parë.
Sabalenka do të ballafaqohet me amerikanen dhe bartësen e dytë të turneut, Coco Gauff.
Gauff të enjten fitoi ndaj francezes Lois Boisson 2:0 në sete, 6:1 dhe 6:2.
Tenistja amerikane ishte finaliste e kësaj gare në vitin 2022.