Tenistja numër një në ranglistën botërore, Aryna Sabalenka, është eliminuar në turneun Grand Slam “French Open”.
Sabalenka, e cila bëri shumë gabime të mërkurën, e humbi çerekfinalen nga Diana Shnaider e Rusisë. Ishte tjetër rezultat shokues i turneut të famshëm të tenisit në Paris.
Shnaider e fitoi meçin e çerekfinales me rezultatin 2:1 në sete - 3:6, 7:5 dhe 6:0.
Shnaider në gjysmëfinale do të përballet me Maja Chwalinskan.