Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Chwalinska vazhdon ëndrrën në “French Open”

Maja Chwalinska

Maja Chwalinska e ka vazhduar ëndrrën për ta fituar turneun Grand Slam të tenisit, “French Open”, pasi e ka mposhtur Anna Kalinskayan.

Me triumfin e së mërkurës, polakja Chwalinska e ka arritur gjysmëfinalen e parë në një turne Grand Slam. Ajo është e 114-ta në renditjen botërore te tenistet, ndërsa të mërkurën fitoi 2:0 në sete, 7:6 dhe 6:3, ndaj bartëses së 22-të të turneut, Kalinskaya. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fitorja e vetme në Grand Slame për Chwalinskan ishte në “Wimbledon” në vitin 2022. Por, ajo tani është në ecuri prej tetë fitoreve dhe me mundësi triumfi në garën prestigjioze në kryeqendrën franceze.