Tinejxherja ruse, Mirra Andreeva, e ka fituar turneun Grand Slam të tenisit “French Open”.
Ajo të shtunën pasdite fitoi në finale ndaj polakes Maja Chwalinska, e cila e nisi turneun nga kualifikimet. Por, befasia e turneut nuk arriti ta fitonte edhe ndeshjen finale për ta kompletuar rrugëtimin përrallor.
19-vjeçarja Andreeva fitoi me rezultatin 2:0 në sete, 6:3 dhe 6:2.
Andreeva ishte bartëse e tetë e turneut, ndërsa bëhet tenistja më e re që e fiton “Roland Garrosin”, që prej Monica Selesit në vitin 1992.
Meçi final te tenistet në “French Open” zgjati një orë e 22 minuta.