Polakja Maja Chwalinska do të luajë në finale të turneut Grand Slam “French Open” ndaj ruses Mirra Andreeva, pas fitores të enjten në mbrëmje në gjysmëfinale ndaj tenistes ruse, Diana Shnaider.
Chwalinska, e cila renditet e 114-ta në botë, fitoi 2:0 në sete 7:6 dhe 6:4.
Polakja ka nëntë fitore në këtë edicion të turneut në Paris, ndërsa më herët i kishte fituar vetëm dy meçe në turne madhor.
Finalja e “French Openit” te tenistet do të luhet të shtunën.