Tinejxherja ruse, 19-vjeçarja Mirra Andreeva, ka kaluar në finale të turneut Grand Slam “Ronald Garros”.
Andreeva në gjysmëfinale të enjten fitoi përballë ukrainases Marta Kostyuk me rezultatin 2:0 në sete, 6:1 dhe 6:3.
Meçi zgjati një orë e 15 minuta.
19-vjeçarja është tenistja e tretë më e re që arrin në finale të turneut Grand Slam në rërë në këtë shekull, pas 18-vjeçares Coco Gauff në vitin 2022 dhe 17-vjeçares Kim Clijsters, në vitin 2001.