Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Kostyuk e eliminon katër herë fituesen e “French Open”

Marta Kostyuk

Katër herë kampionia e turneut Grand Slam të tenisit, “French Open”, Iga Swiatek, është eliminuar nga gara në ditëlindjen e 25-të. Ajo humbi në meçin e raundit të katërt me 2:0 në sete nga Marta Kostyuk. Polakja Swiatek, bartëse e tretë në turne, humbi nga bartësja e 15-të, ukrainasja Kostyuk, me rezultatin 7:5 dhe 6:1 në sete, të dielën. 

Swiatek njihet si “Mbretëresha e Rërës”, pasi i ka fituar katër turne “Roland Garros”. Por, turneu i fundit i fituar nga ajo në Paris është në vitin 2024. 

Swiatek është gjashtë herë kampione e turneve Grand Slam. 

Mbrojtjen e titullit në “Wimbledon”, polakja do ta nis në fund të qershorit. Ajo nuk ka fituar ene turne në vitin 2026. 

Ndërkohë, Kostyuk mbetet e pamposhtur në fushat me rërë në vitin 2026. Ka fituar në “Madrid Open” më herët në këtë muaj, dhe në “Rouen Open” në muajin prill. 

Edhe Tinejxherja ruse në finale të “French Open” Sporte të tjera 1 muaj më parë Tinejxherja ruse në finale të “French Open”

Në çerekfinale Kostyuk do të luajë ndaj bashkëkombëses Elina Svitolina. 

Svitolina, bartëse e shtatë e turneut, fitoi 2:1 në sete, ndaj tenistes që përfaqëson Zvicrën, Belinda Bencic.