Tenistja polake, Iga Swiatek është fituese e Grand Slamit “Wimbledon”.
Madje Swiatek triumfoi duke shkruar histori.
Finalen e së shtunës e fitoi 6:0, 6:0 ndaj tenistes së SHBA-së, Amanda Anisimova.
Për herë të parë në kohën moderne që ka nisur nga viti 1968, një finale e Wimbledonit ka përfunduar me rezultatin 6:0, 6:0 në sete.
Swiateku e ka fituar Grand Slamin e gjashtë në karrierës. Ajo e përfundoi meçin për 57 minuta. 24-vjeçarja Swiatek e ka fituar Wimbledonin për herë të parë. I ka katër triumfe në French Open dhe një në US Open.
Anisimova, që është me prejardhje nga Rusia, për herë të parë luajti në finale të turneve Grand Slam.