Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Sinner mposht Gjokoviqin, kalon në finale të Wimbledonit

Jannik Sinner

Kampioni në fuqi i turneut prestigjioz të tenisit, “Wimbledon”, Jannik Sinner, ka bërë paraqitje mbresëlënëse dhe e eliminoi tenistin serb, Novak Gjokoviq, në meçin që zgjati 2 orë e 21 minuta. 

Sinner fitoi të premten dhe i është bashkuar në finale tenistit të Gjermanisë, Alexander Zverev. 

Sinner nuk lejoi befasi dhe fitoi 3:0 në sete, me rezultat identik 6:4. 

Italiani Sinner është i pari në renditjen botërore te tenistët dhe favorit për të triumfuar në turneun e fushave me bar. 

Video:

Edhe Sinneri mbron titullin në “Wimbledon” Sporte të tjera Sinneri mbron titullin në “Wimbledon”

Për italianin ishte fitorja e 99-të në ndeshjet e turneve Grand Slam dhe në finale të ngjarjeve madhore paraqitet për herë të shtatë. 

Zverevi e eliminoi Arthur Feryn e Britanisë së Madhe, 7:6, 6:2 dhe 6:4.