Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sllovenët kërkojnë 100 mijë euro dëmshpërblim për Kastratin

Është komplikuar skajshmërisht ardhja e basketbollistit Erjon Kastrati te përfaqësuesja e Kosovës. Kastrati javë më parë kishte shprehur gatishmëri që t'i bashkohet Kosovës për ndeshjet e kësaj vere, por ndërkohë të hënën emri i tij ishte pjesë e listës së gjerë të Sllovenisë për "Eurobasket 2017".

Kastrati aktualisht është në pushime në Turqi, ndërsa për gazetën ka thënë se sipas të gjitha gjasave do të luajë për Slloveninë, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt Federata e Basketbollit të Kosovës ka të paktën një muaj që me Federatën e Basketbollit të Sllovenisë ka nisur negociatat për të bërë të mundur afrimin e Kastratit në përfaqësuesen e Kosovës. Kastrati, që luan si alo, me pasaportë të Sllovenisë është pajisur pikërisht për të luajtur basketboll dhe vetëm leja e Federatës së Sllovenisë e bënë të mundur që ai t'i bashkohet Kosovës.

Situata ka marrë kahe tjetër, kur të hënën u bë e ditur se Kastrati është njëri prej 29 lojtarëve në ekipin e zgjeruar të Sllovenisë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.