Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrati i bashkohet Yllit

Reprezentuesi i Kosovës, Erjon Kastrati, i është bashkuar Golden Eagle Yllit, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit në Facebook.

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me lojtarin e përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Erjon Kastratin. Kastrati ka një karrierë shumë të pasur në basketbollin evropian, kryesisht në Slloveni, ku ka djersitur fanellën e ekipeve si Union Olimpia, Krka Novo Mesto, Egis Kormend dhe Sixt Primorska”, ka shkruar GE Ylli.