Basketbollisti i Kosovës, Erjon Kastrati, është kthyer te Golden Eagle Ylli. Kastrati së fundi ishte pjesë e kampiones së Kosovës në basketboll, Trepça.
Kastrati 30-vjeçar edhe në edicionin 2021/2022 ishte pjesë e Yllit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Union Olimpija, LTH Castings Mercator, Krka, Union/Petrol Olimpija, Egis Kormend dhe Koper Primorska.
“Erjon Kastrati rikthehet te Golden Eagle Ylli, me misionin e vetëm që në vitin jubilar të 50-vjetorit të klubit të rikthehet te sukseset”, shkruan në njoftimin e klubit suharekas.
Ai ka fituar shumë trofe si basketbollist. Në Kosovë ka katër tituj dhe tri Kupa e dy Superkupa. Dy herë e ka fituar edhe Ligën Unike. Në Slloveni e ka fituar nga ri herë titullin dhe Kupën, ndërsa ka edhe dy Superkupa sllovene.