Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Ylli forcohet me ish-basketbollistin e Prishtinës

Dustin Thomas

Golden Eagle Ylli ka transferuar në radhët e tij edhe një amerikan. Bëhet fjalë për Dustin Thomas.
“Dustin është transferimi më i ri i cili do të ndihmoj skuadrën drejt objektivave dhe sfidave tona të radhës”, shkruan në njoftimin e Yllit.

Amerikani 188 centimetra i gjatë së fundi luajti për Haremspor Istanbul të Turqisë. Ai ka luajtur edhe më herët në Kosovë për Sigal Prishtinën, ndërsa karrierë ka bërë edhe në SHBA, Qipro, Finlandë, Francë, Hungari e Izrael.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ylli më herët gjatë ditës prezantoi edhe amerikanin tjetër, Demetrius Conger.