Golden Eagle Ylli do të ketë pamje tjetër në vazhdim të kampionatit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Pasi të hënën prezantoi Demetrius Congerin dhe Dustin Thomasin, klubi suharekas e ka prezantuar edhe një amerikan të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBëhet fjalë për Josh Gray. Si shumë amerikanë të ardhur së fundi, Gray së fundi luajti në Meksikë. Ai është 32-vjeçar, i gjatë 185 centimetra dhe luan në pozitat fundore.
Ka karrierë të pasur. Ndër të tjera ka luajtur edhe në elitën e Rusisë, elitën e Spanjës dhe atë të Gjermanisë. Karrierë bëri edhe në Liban, Mongoli dhe në nivele të ndryshme në SHBA.
Madje i ka shtatë paraqitje në NBA. Në edicionin 2017/18 i luajti pesë ndeshje për Phoenixin, ndërsa në edicionin 2019/2020 i luajti dy ndeshje për New Orleans.