Golden Eagle Ylli e ka mposhtur bindshëm Bashkimin e Prizrenit me rezultatin 105:86.
Ndeshja e zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën “13 Qershori” në Suharekë i takoi xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.
Ylli e nisi më mirë takimin dhe e fitoi çerekun e parë me shifrat 25:18.
Skuadra nga Suhareka e kontrolloi edhe dhjetëminutëshin e dytë dhe shkoi në pushim me 13 pikë epërsi, 53:40.
Bashkimi ndonëse u afrua në 12 pikë në çerekun e tretë, 73:61, por Ylli nuk lejoi befasi duke e fituar edhe çerekun e fundit për rezultatin përfundimtar 105:86. Për Yllin është fitorja e pesë këtë edicion. Ka edhe tri humbje.
Ndërsa për Bashkimin është disfata e dytë, krahas gjashtë fitoreve. Tek Ylli u dallua Davontrey Thomas me 25 pikë, dhjetë kërcime dhe pesë asistime.
U veçua edhe Connor Ëithers me 22 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime. Lojë të mirë te Bashkimi kishte Divine Myles me 23 pikë, katër kërcime dhe një asistim.