КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Кошарка

Или убедљиво побеђује против Униона

ГЕ Илли

Golden Eagle Ylli e ka mposhtur bindshëm Bashkimin e Prizrenit me rezultatin 105:86. 

Ndeshja e zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën “13 Qershori” në Suharekë i takoi xhiros së tetë të Superligës së Kosovës. 

Ylli e nisi më mirë takimin dhe e fitoi çerekun e parë me shifrat 25:18. 

Skuadra nga Suhareka e kontrolloi edhe dhjetëminutëshin e dytë dhe shkoi në pushim me 13 pikë epërsi, 53:40. 

Bashkimi ndonëse u afrua në 12 pikë në çerekun e tretë, 73:61, por Ylli nuk lejoi befasi duke e fituar edhe çerekun e fundit për rezultatin përfundimtar 105:86.  Për Yllin është fitorja e pesë këtë edicion. Ka edhe tri humbje. 

Ndërsa për Bashkimin është disfata e dytë, krahas gjashtë fitoreve.  Tek Ylli u dallua Davontrey Thomas me 25 pikë, dhjetë kërcime dhe pesë asistime. 

U veçua edhe Connor Ëithers me 22 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.  Lojë të mirë te Bashkimi kishte Divine Myles me 23 pikë, katër kërcime dhe një asistim.