Basketboll

Ylli forcohet me amerikanin Conger

Demetrius Conger

Demetrius Conger

Klubi i basketbollit, Golden Eagle Ylli, është forcuar me amerikanin Demetrius Conger. 

Conger është 35-vjeçar dhe i gjatë 198 centimetra. 

Conger së fundi ishte pjesë e skuadrës së Urunday Universitarios në kampionatin e Uruguait. 

Ai ka luajtur edhe në Australi, Belgjikë, Spanjë, Francë, Gjermani, Turqi, Meksikë e disa vende të tjera.

Ka përvojë në liga të forta evropiane.

Ylli javën e kaluar i ndau rrugët me basketbollistin Trevon Allen. Nuk po kalon momentin më të mirë sa u takon rezultateve. 

Këtë edicion në Superligën e Kosovës ka tetë fitore dhe dhjetë humbje. E zë vendin e pestë me 26 pikë.