Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrati edhe për dy vjet te Ylli

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Erjon Kastrati do të jetë pjesë e skuadrës së Golden Eagle Yllit edhe për sezonin e ardhshëm.

Në fakt, klubi nga Suhareka ka njoftuar të dielën se Kastrati ka firmosur kontratë dyvjeçare me Yllin.

Kastrati në fillim të këtij viti u kthye në Kosovë dhe iu bashkua Yllit, ekip të cilin e udhëhoqi drejt titullit të parë të kampionit në histori të klubit. Ai gjithashtu, e fitoi edhe trofeun e Ligës Unike.