Përzgjedhësi i Sllovenisë në basketboll, Igor Kokoshkov, të hënën ka bërë publike listën me emrat e 29 basketbollistëve që konkurrojnë për paraqitje në kampionat evropian, shkruan sot Koha Ditore.
Befasisht, në listën e Kokoshkovit është edhe emri i alos kosovare, Erjon Kastrati. Kastrati ka shtetësi të Sllovenisë, të cilën e ka fituar pikërisht për të luajtur për përfaqësueset e këtij shteti. Por ai kohë më parë është deklaruar se dëshiron të luajë për Kosovën dhe tashmë është përfshirë në listën e gjerë të Kosovës. Kështu Kastrati tashmë është i ftuar në dy përfaqësuese.
Sllovenia do të luajë në "Eurobasket 2017", ndërsa Kosova në paraeliminatore për botërorin e vitit 2019, pasi për "Eurobasket" nuk është kualifikuar.
Kosova përgatitjet i nis më 1 korrik. Në Federatën e Basketbollit të Kosovës kanë qenë të sigurt se Kastrati do t'i përgjigjet pozitivisht ftesës së selektorit Brad Greenberg. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Shpallet lista e Kosovës për ndeshjet me Shqipërinë dhe Sllovakinë
-
Foda shpërndan ftesat, Zabërgja e merr një
-
Pa forcën e zakonshme, por Kosova kërkon suksesin ndaj Sllovakisë
-
Kastrati pret mbështetjen e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Sllovakisë
-
Sllovakia pa lojtarin më të mirë në Prizren, por me amerikan cilësor