Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrati mungon për Kosovën

Basketbollisti Erjon Kastrati ka njoftuar se shkaku i një lëndimi që ka pësuar me ekipin e tij në Slloveni, do të mungojë për ndeshjen eliminatore ndaj Lituanisë që zhvillohet të premten.

Kastrati pësoi një lëndim të hënën për ekipin e tij Petrol Olimpija dhe do të mungojë për ndeshjet e Kosovës kundër Lituanisë dhe Hungarisë, të cilat zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Kina 2019”.

“Për shkak të një lëndimi në ndeshjen e fundit nuk mund të jem pjesë e kombëtares, por kësaj radhe do të jem lojtari gjashtë dhe fansi numër një”, ka njoftuar Kastrati përmes Facebookut.

Artikuj të ngjashëm