Mbrojtësi Lirim Kastrati ka bërë të ditur se nuk do të mund të luaj për disa javë për shkak të një lëndimi të pësuar të dielën në ndeshjen Ferencvaroshi.
Ujpesti pësoi disfatë të thellë 6:0 në kampionat. Mbrojtësi i Kosovës për shkak të lëndimit u zëvendësua në minutë ne 19-të.
“Shumë i trishtuar dhe i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes së djeshme. I kërkoj falje fansave. Më duhet të mungoj disa javë për shkak të lëndimit. Shpresoj se do të shërohem sa më shpejtë që të jetë mundur dhe të kthehem për ta ndihmuar që ta sjelli Ujpestin në një vend që ia vlen të kujtohet përsëri”, ka shkruar Kastrati në Facebook të hënën mbrëma.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas rënies së rrezikshme, Kastrati pushon dhjetë ditë
-
Pas incidentit të rrezikshëm, Kastrati i gatshëm të japë maksimumin për Kosovën
-
Gjendja e Kastratit është e mirë pasi humbi ndjenjat nga rrëzimi i rrezikshëm
-
Kastrati nuk u grumbullua me Kosovën që të fokusohet në skuadër, por pritet të mungojë në ndeshjen e ardhshme
-
Kastrati shënon gol në fitoren e MOL Fehervarit