Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas rënies së rrezikshme, Kastrati pushon dhjetë ditë

Mbrojtësi kosovar, Lirim Kastrati, nuk do të paraqitet në ndeshjen e së shtunës mes Debrecenit dhe Ujpestit, që i takon xhiros së fundit të kampionatit hungarez.

Mbrojtësi i Ujpestit, Kastrati, fundjavën e kaluar pati një përplasje të rrezikshme dhe ra në tokë pa ndjenja. Më pas humbi vetëdijën sërish dhe u dërgua në spital ku kaloi natën. Gjendja e tij shëndetësore është raportuar se është e mirë.

Kastrati përmes një postimi të premten ka njoftuar se i duhet të pushojë dhjetë ditë dhe se edicioni për të ka përfunduar. Ai ka falënderuar të gjithë për përkrahjen. Kastrati ftohet herë pas here te Kosova.