Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kastriot Imeri deri katër javë jashtë fushës

Imeriii

Të shtunën e kaluar, Kastriot Imeri, u detyrua të lëshoj në minutën e 37-të fushën në barazimin 2:2 të Young Boysit ndaj Lausannes.

Imeri u largua i lënduar nga fusha.

Klubi zviceran të martën ka njoftuar se Imeri pritet të mungojë tre deri në katër javë për shkak të lëndimit të muskulit të majtë.

26-vjeçari Imeri u rikthye tek Young Boysi pasi përfundoi huazimin e tij te kampioni i Zvicrës, Thuni.

Ai ka shënuar një gol në tri ndeshjet e para të edicionit aktual të Superligës së Zvicrës. Por tani i duhet pushim i detyrueshëm shkaku lëndimit.