Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Imeri kompleton transferimin në Bundesligë

Kastriot Imeri

Futbollisti kosovar, Kastriot Imeri, ka bërë hap gjigant në karrierë. Nga Superliga e Zvicrës, 26-vjeçari është transferuar tek Union Berlini në Bundesligën e Gjermanisë.

Mesfushori deri më tani ishte tek Young Boysi.

Imeri për disa vjet është prej lojtarëve solidë të Superligës së Zvicrës dhe tani bashkohet me trajnerin Mauro Lustrinelli, me të cilin e fitoi titullin e Zvicrës te Thuni në edicionin e kaluar. 

“Kalimi tek Unioni është sfidë e madhe për mua dhe në të njëjtën kohë mundësi e madhe”, ka thënë Imeri.

“Bundesliga është prej ligave më të forta në botë dhe Unioni është zhvilliur mirë në vitet e fundit. Faktor i rëndësishëm për mua ishte puna e sërishme me Marion. E njohim njëri-tjetrin shumë mirë”.

Edhe Debutim me fitore në Bundesligë, Imeri po realizon ëndrrën Futboll Debutim me fitore në Bundesligë, Imeri po realizon ëndrrën

Imeri ka luajtur për Servetten, Young Boysin dhe Thunin, ku ishte huazim në edicionin e kaluar.

Për Zvicrën e ka një paraqitje, por kalimi në Bundesligë mund t’i shërbejë për kthim në përfaqësuese.
Unioni e përfundoi edicionin e kaluar të Bundesligës në vendin e 11-të.