Futbollisti kosovar, Kastriot Imeri, ka bërë hap gjigant në karrierë. Nga Superliga e Zvicrës, 26-vjeçari është transferuar tek Union Berlini në Bundesligën e Gjermanisë.
Mesfushori deri më tani ishte tek Young Boysi.
Imeri për disa vjet është prej lojtarëve solidë të Superligës së Zvicrës dhe tani bashkohet me trajnerin Mauro Lustrinelli, me të cilin e fitoi titullin e Zvicrës te Thuni në edicionin e kaluar.
“Kalimi tek Unioni është sfidë e madhe për mua dhe në të njëjtën kohë mundësi e madhe”, ka thënë Imeri.
“Bundesliga është prej ligave më të forta në botë dhe Unioni është zhvilliur mirë në vitet e fundit. Faktor i rëndësishëm për mua ishte puna e sërishme me Marion. E njohim njëri-tjetrin shumë mirë”.
Imeri ka luajtur për Servetten, Young Boysin dhe Thunin, ku ishte huazim në edicionin e kaluar.
Për Zvicrën e ka një paraqitje, por kalimi në Bundesligë mund t’i shërbejë për kthim në përfaqësuese.
Unioni e përfundoi edicionin e kaluar të Bundesligës në vendin e 11-të.