Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrati nuk u grumbullua me Kosovën që të fokusohet në skuadër, por pritet të mungojë në ndeshjen e ardhshme

Sulmuesi i krahut, Lirim Kastrati, mund të mungojë në ndeshjen e së dielës në mes të Legia Varshavës dhe Gornik Zabrzes, në kuadër të kampionatit polak. Kastrati ka pësuar një lëndim, kanë njoftuar mediat polake.

Ai kishte hequr dorë nga grumbullimi me Kosovën që të fokusohet në skuadër.

“Ai kishte dashur të fokusohet në stërvitje me Legian. Arsyeja kryesore për këtë vendim ishte dëshira për ngritur formën e skuadrës dhe për të kaluar krizën në të cilën skuadra kampione është aktualisht. Por fati nuk e ka përcjellë lojtarin. Ai ka pësuar një lëndim të kyçit gjatë stërvitjes të së enjtes. Për momentin nuk dihet se sa serioz është lëndimi. Paraqitja të dielën është e paqartë”, ka shkruar sajti “pilkarskiswiat.com”.

Trajneri Marek Golebiewski ka thënë se vetëm pas testeve do të vendoset nëse Kastrati do të jetë në ekip.