Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrati nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Legias, Vukoviq

Lirim Kastrati mund të largohet nga skuadra e Legiës së Varshavës, ka raportuar “meczyki.pl”. Siç raporton sajti polak, trajneri Aleksandar Vukoviq nuk e sheh si pjesë të skuadrës. Te skuadra polake e patën vlerësuar përforcim interesant.

Por, tash klubi nga kryeqyteti polak dëshiron ta largoj sulmuesin e krahut. Megjithatë sipas mediumet polak, nuk do të jetë e lehtë të largohet gjatë këtij afati kalimtar.

“Ne e dimë se si është situata e tij”, tha një person i Legias në kushte anonimiteti për faqen polake.

“Vërtetë do të jetë e vështirë të largohet tash, sepse kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor të vitit 2025 dhe klubi nga Varshava shpenzoi 1.5 milionë euro për të. Është e vështirë të gjendet shpejtë ndonjë ekip që do të mund ta blinte kosovarin me një çmim të ngjashëm”.

23-vjeçari i Përfaqësueses së Kosovës iu bashkua Legias në shtatorin e viti të kaluar nga Dinamo Zagrebi. Këtë edicion ka luajtur vetëm në nëntë ndeshje në elitën e futbollit të Polonisë.

Ai në pesë ndeshje të Ligës së Evropës shënoi një gol. Por, pas golit të shënuar, Kastrati nuk gjeti shkëlqimin. Në Poloni është vlerësuar se është një lojtar teknikisht shumë i kufizuar dhe ka mangësi të mëdha në kryerje të detyrave taktike.