Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrati drejt Polonisë, pritet t’i bashkohet Legias

Sulmuesi i krahut, Lirim Kastrati pritet që ta vazhdojë karrierën në Poloni, te skuadra e Legia Varshavës.

Mediumet kroate kanë raportuar të mërkurën se marrëveshja mes Dinamos edhe Legias, pritet të arrihet gjatë ditës, pasi afati kalimtar i verës në Poloni nuk mbyllet deri në mesnatë. Mësohet se Legia po insiston në transferimin e Kastratit, të cilin po e sheh si përforcim të duhur për repartin e sulmit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dinamo ka refuzuar ofertën e parë të Leagias, pasi për ta lënë të lirë Kastratin po kërkon 1.5 milionë euro. Në rast se nuk arrihet marrëveshja për blerjen e plotë të Kastratit, atëherë reprezentuesi i Kosovës mund të huazohet tek ekipi polak për një vit, me detyrim të blerjes së kartonit të tij.

22-vjeçari ka kontratë me Dinamon deri në vitin 2025 kurse këtë sezon ka dy asistime në dhjetë paraqitje. Kastrati gjatë kësaj vere ishte edhe pranë kalimit te Werder Bremeni, por ekipi kroat refuzoi ofertën e gjermanëve.