Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Legia zyrtarizon Kastratin

Sulmuesi i krahut, Lirim Kastrati është zyrtarizuar te skuadra nga Polonia, Legia e Varshavës.

Klubi polak në njoftimin e shkurtër, ka bërë të ditur se Kastrati ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit 2024/25, duke mos dhënë detajet tjera.

Kastrati te Legia është transferuar nga Dinamo e Zagrebit.

Ai te Legia u prezantua, pasi i kreu me sukses kontrollimet mjekësore. Kastrati te Legia do ta bartë fanellën me numrin shtatë.

Artikuj të ngjashëm