Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lirim Kastrati kalon në elitën e Polonisë

Mbrojtësi i Kosovës, Lirim Kastrati është prezantuar te skuadra elitare e Polonisë, Widzew Lodz.

Ai me klubin polak ka nënshkruar deri në vitin 2026.

Te Wizdew Lodz ka kaluar nga Ujpesti hungarez.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe tashmë mezi pres ndeshjen e parë. Kam kaluar mirë në Ujpest, i cili ashtu si Widzew është një klub me histori, por më vjen mirë që bëra hapin tjetër. Unë besoj se Widzewi është një klub i mirë dhe i madh dhe Polonia ka një ligë të fortë. Mendoj se ky është një vend i mirë për mua. Kur fola, kuptova se gjithçka ishte në vend në klub dhe projekti më zgjoi interesin. Kam biseduar me drejtorin sportiv, i cili më ka bindur të marrë vendimin. Dua të arrij të paktën aq sa në Budapest, për të sjellë gëzim për tifozët”, ka thënë Kastrati për faqen zyrtare të klubit.