Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lirim Kastrati i bashkohet ekipit që e eliminoi Dritën

Lirim Kastrati

Mbrojtësi i krahut, Lirim Kastrati, e ka kompletuar transferimin te skuadra e Kauno Zhalgirisit.

Skuadrës nga Lituania, Kastrati i bashkohet nga Diosgyori i Hungarisë.

Kauno Zhalgirisi eliminoi Dritën nga raundi i parë kualifikues i Ligës së Kampionëve.

Te kampioni në fuqi i Lituanisë, Kastrati, do ta bartë fanellën me numrin 62.

Mbrojtësi 27-vjeçar për Kosovën ka luajtur 15 ndeshje nga viti 2017. Ai viteve të fundit nuk është ftuar nga Kosova.